image Një grua u shpëton dy plumbave të bashkëshortit në Vushtrri, mbetet e plagosur

Siguri

Një grua u shpëton dy plumbave të bashkëshortit në Vushtrri, mbetet e plagosur

news image

Dhuna në familje tani për tani duket të jetë fenomeni më i shpeshtë dhe i shëmtuar, që nuk di të ç’rrënjoset nga traditat tona dhe i cili shoqërohet shpeshherë edhe me privim nga jeta, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje, i cili ka degraduar deri në atë formë ku një burrë në Vushtrri ka përdorur armën për ta privuar nga jeta gruan e tij ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:45 në Vushtrri.

Policia ka njoftuar për media se një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është plagosur nga burri i saj, i cili dyshohet të jetë me probleme psiqike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, nga ku janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Ndërkaq, Policia bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo i dyshuari është ende në arrati./Gazeta Sinjali/