image Dy të rinj arrestohen në Vushtrri për shitblerje të drogës

Siguri

Dy të rinj arrestohen në Vushtrri për shitblerje të drogës

news image

Dy persona me inicialet S.M., dhe K.A., janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dy të dyshuarit janë të moshës 24-vjeçare.

Arrestimi i të dyshuarave është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku Policia i zuri në flagrancë duke kryer shitblerje të substancave narkotike me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë narkotike në sasi prej 0,8 gram.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/