image Arrestohen tre persona në Vushtrri, dyshohen për vrasje në tentativë

Siguri

Arrestohen tre persona në Vushtrri, dyshohen për vrasje në tentativë

news image

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje (25 gusht), në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku thuhet se viktima është sulmuar nga tre persona me shufër metalike.

“Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në  Emergjencën në Vushtrri, e mandej per tretman te mëtutjeshëm është dërguar në SHSKUK Prishtinë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se si provë materiale është konfiskuar një shufër metalike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Gazeta Sinjali/