image Çiklisti goditet nga vetura në Vushtrri, dërgohet për në spital

Siguri

Çiklisti goditet nga vetura në Vushtrri, dërgohet për në spital

news image

Një çiklist është goditur nga një veturë sot rreth orës 20:30 në fshatin Dumnicë e Ulët të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se i lënduari është i moshës madhore.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Dumicë e Ulët të Vushtrrisë, është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biçiklisti si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biçiklisti i moshës madhore i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Njësia e trafikut për hetimin e aksidentit ndodhet në vendngjarje”, ka thënë ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/