image Vushtrri/ Gjen arën e tij të mbjellë me kanabis, lajmëron policinë

Siguri

Vushtrri/ Gjen arën e tij të mbjellë me kanabis, lajmëron policinë

news image

Një banor i fshatit Karaçë të Vushtrrisë është habitur nga ajo që ka parë në arën e tij.

Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 22:00 ai ka njoftuar policinë se dikush ka mbjellë bimë narkotike në pronën e tij.

Burimet brenda prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se në arën e këtij banori, policia ka gjetur të mbjella 82 bimë të llojit Kanabis Sativa.

Këto burime kanë bërë të ditur se prokurori ka urdhëruar që këto bimë të shkulen dhe të shkatërrohen në vendin e ngjarjes.

Organet e hetuesit janë duke vazhduar hetimet për identifikimin e personit/personave që kanë mbjellë bimët në këtë zonë./Gazeta Sinjali/