Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një përurimi të një fabrike gjermane, e cila është hapur në Serbi, ka folur edhe për dialogun, i cili do të rinisë me 15 qershor në Bruksel, mes tij dhe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, transmeton Sinjali.
Vuçiq ka “porositur” palën kosovare që mos t’ia mësyjë Brukselit nëse mendon se mund të imponojë temat për të cilat është i interesuar kryeministri Albin Kurti, duke iu referuar kështu njohjes reciproke në mes dy vendeve, njofton agjencia Tanjug.
Krerë të institucioneve kosovare, por edhe shumicës së atyre ndërkombëtare, thonë se finalja e gjithë procesit të dialogut duhet të jetë njohja mes dy vendeve, gjë që Vuçiqi po e refuzon kategorikisht. /GazetaSinjali/