Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj thirrjes së BE-së për ndalimin e retorikës nxitëse
Ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk e ka përmendur luftën si zgjidhje për problemet me Kosovën.
“Aleksandar Vuçiq kurrë nuk ka përmendur luftën si mjet për zgjidhjen e problemeve me Prishtinën, por Albin Kurti e ka bërë. Prandaj është e habitshme që Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme (EEAS) kërkon nga të dyja palët të përmbahen. Beogradi i përgjigjet çmendurisë së Prishtinës dhe nuk fillon asnjë konflikt e as diskutim, e si atëherë të përmbahet”.
“Po të kishte vetëdije në BE, pak më tepër se në Prishtinë, nuk do të kërkohej nga Beogradi që të mos përgjigjet, por do ta frenonte Prishtinën që të mos iniciojë konflikt. Kushdo që lejon Prishtinën të kërcënojë me luftë, është përgjegjës nëse Kurti i përmbush kërcënimet e tij. Duhen dy për paqe, për konflikt, mjafton një budalla”, thuhet në reagimin e tij.