image Vulin: Kurti është përgjegjës për gjithçka që ndodhi në Kosovë, nuk kemi parë kurrë një frikacak të tillë

Politikë

Vulin: Kurti është përgjegjës për gjithçka që ndodhi në Kosovë, nuk kemi parë kurrë një frikacak të tillë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte ekskluzivisht përgjegjës për zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës.

Ai e ka quajtur Kurtin “frikacak të papërgjegjshëm” i cili, sipas tij, nuk i interesojnë as shqiptarët, e as serbët.

“Ne kurrë nuk kemi parë një frikacak të tillë të papërgjegjshëm. Ne negociuam me Haradinajn, me Thaçin, me një numër udhëheqësish shqiptarë, ata treguan disa gjurmë të përgjegjësisë elementare. Kurtit nuk i interesojnë shqiptarët e as serbët. Albin Kurti dhe ata që e mbështesin atë janë përgjegjës për gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha Vulin, raporton Tanjug./Gazeta Sinjali/