image Vulin: Kurti është frikacak, po tenton ta pushtojë veriun e më pas ta fajësoj Vuçiqin

Politikë

Vulin: Kurti është frikacak, po tenton ta pushtojë veriun e më pas ta fajësoj Vuçiqin

news image

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “frikacak” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Sipas tij, Kurti do të përpiqet të ngrit tensione në Mitrovicën e veriut e më pas të fajësoj presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Kurti është frikacak dhe si i tillë tenton ta mbulojë frikën e tij me vendime që shkaktojnë dhunë. Po, jam absolutisht i sigurt se do të tentojë të pushtojë veriun e Kosovës dhe Metohisë me dhunë.

Kur kjo të ndodhë, BE-ja do t’u bëjë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe SHBA-të do të na paralajmërojnë që të mos marrim asgjë që mund të kërcënojë sigurinë e trupave të tyre në Kosovë dhe të nesërmen do ta akuzojnë Vuçiqin se është fajtor për dhunë sepse ai nuk e njohu Kosovën. Serbia do të bëjë pothuajse gjithçka për paqen, dhe unë po i kërkoj shqiptarëve që të përmbahen nga dhuna, kjo nuk do t’u sjellë ndonjë të mirë”, tha ai një intervistë për Novostin.

Në anën tjetër, Vulin ka folur edhe për miqësinë e Beogradit me Moskën.

Ai tha se miqësia mes dy shteteve është e një rëndësie të madhe.

“Kur nuk ka Rusi në tavolinë, nuk ka as Serbi. Millorad Ekmeçiq na mësoi se ‘serbofobia është vetëm një degë e rusofobisë’. Marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera që na pranojnë pa shantazhe dhe kushte janë e ardhmja e Serbisë. Pse duhet të jemi pjesë gjeografike e çdo aleance?”, ka theksuar Vulin.

Po ashtu, Vulin ka shprehur mosbesim ndaj propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë përfitime ekonomike dhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit të shtetit serb në Bashkim Evropian.

Kujtojmë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ditë më parë kishte pasur takime me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko dhe atë kinez Chen Bo, gjë që u kishte kërkuar këshilla dhe ndihmë rreth Kosovës.

Nuk është hera e parë që Vuçiq bënë kësi lloj takime, veçanërisht me Rusinë dhe Kinën, sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e madhe në raport me vendin tonë.

/GazetaSinjali/