image Vulin falënderon Spanjën për mosnjohjen e Kosovës

Politikë

Vulin falënderon Spanjën për mosnjohjen e Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin dhe homologu i tij nga Spanja Fernando Grande-Marlaska Gomes, janë takuar të enjten në Madrid.

Vulin pas takimit, ka foluar para mediave edhe për Kosovën.

Ai falënderoi Qeverinë dhe qytetarët e Spanjës, duke cekur: “qëndrimin e vendosur dhe parimor” për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Danas, njofton Gazeta Sinjali.

Zëri i Spanjës do të thotë shumë për ne. Aty ku dëgjohet, ne e dimë që kemi zërin e një miku. Spanja dhe Serbia janë vende të largëta dhe të ndryshme në shumë mënyra, por ne jemi dakord për një gjë dhe jemi të njëjtë: ne e dimë se çfarë është separatizmi i keq, ne e dimë se vetëm respektimi i ligjit ndërkombëtar garanton paqe të qëndrueshme”, u shpreh Vulin.

Askush nuk kërkoi një referendum, ne thjesht u bombarduam. Unë besoj se mënyra e vetme për të ruajtur paqen është respektimi i pakushtëzuar i ligjit ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Ai shtoi se “e drejta ndërkombëtare përcakton qartë se si shtetet krijohen dhe si ato pushojnë së ekzistuari”.

“Kur bëhet fjalë për vendin tim, askush nuk pyeti për të drejtën ndërkombëtare, ne kishim një forcë të egër në fund të shekullit të 20-të”, theksoi ministri serb.

/GazetaSinjali/