image Vuk Jeremiq: Nuk diskutohet që Albin Kurti është intelektual dhe atdhetar

Rajon

Serbi/ Vuk Jeremiq: Nuk diskutohet që Albin Kurti është intelektual dhe atdhetar

news image

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ish–ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq ka lavdëruar kryeministrin në ardhje të Kosovës, Albin Kurtin.

Në një intervistë për televizionin “N1”, shefi i opozitës serbe ka vlerësuar lartë figurën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk mund të diskutohet që Albin Kurti është një intelektual, një atdhetar dhe një njeri mjaft i qëndrueshëm”, u shpreh ai.

Televizioni serb tregon se drejtuesi i LVV-së, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e Kosovës.

“Njeriu që kaloi kohë në burgun e Pozharevcit është një ithtar i madh i idesë të Bashkimit Kombëtar. Si gjatë periudhës parazgjedhore ashtu edhe pas fillimit të bisedimeve të koalicionit, Kurti foli gjatë gjithë kohës për unifikimin e të ashtuquajturës Kosovë dhe Shqipëri, shkruan “N1”.