image Vuçiqi rrugës për në Paris: Na presin biseda të rëndësishme për Serbinë, ndër to edhe Kosova

Kosovë

Vuçiqi rrugës për në Paris: Na presin biseda të rëndësishme për Serbinë, ndër to edhe Kosova

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur sot për një vizitë në Francë pasi nesër do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiq u shpreh se në takimin me presidentin francez do të diskutojnë tema të rëndësishme, e ndër to është edhe çështja e Kosovës.

“Rrugës për në Paris. Na presin biseda të rëndësishme për Serbinë, e temë do të jetë Kosova, rruga evropiane e Serbisë deri në ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Gazeta Sinjali/