Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, mund të vijë në shtator që t’i vizitojë serbët e Kosovës. Ai pritet të vizitojë Banjsken, Mitrovicën e Veriut dhe qendrën e Kosovës, komunën e banuar me serbë, Gracanicën.
Kjo vizitë po planifikohet që presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq t’i vizitojë serbët e Kosovës, pasi që Lista Serbe, e kontrolluar nga ai, është në panik se do t’i humbë zgjedhjet në Kosovë.
Serbët që jetojnë në Kosovë janë të zhgënjyer shumë ndaj Listës Serbe për politikat të cilat i kanë ndjekur.