image Vuçiq: Neve na përgjigjen, Osmanit nuk do t’i kthejë përgjigje India

Politikë

Vuçiq: Neve na përgjigjen, Osmanit nuk do t’i kthejë përgjigje India

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar thirrjen që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia bëri Indisë për ta njohur Kosovën.

I pyetur nëse Serbia do të vazhdojë të lobojë për t’i bindur shtetet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ai tha se “kur Serbia kërkon mbështetje, atëherë e merr dhe bëhet e ditur”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kur të dëgjoni se e kemi thirrur dikë, ata do të përgjigjen, ndryshe nga thirrja e tyre për Indinë, e cila nuk do t’u përgjigjet atyre”, tha Vuçiq.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION” i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews.

Osmani ka thënë se fillimisht India duhet t’i njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj ta njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja tha se nuk ka për të ndryshuar.

“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash t’i njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani në këtë intervistë për WION, Palki Sharma.

/GazetaSinjali/