image Vuçiqi mbetet i habitur pas takimit me Palmerin

Kosovë

Politikë/ Vuçiqi mbetet i habitur pas takimit me Palmerin

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar  deklaratën e të dërguarit Special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili gjatë fjalimit të tij para studentëve në Prishtinë ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në BE përveç nëse e njeh Kosovën të pavarur.

E siç duket Vuçiqi ka mbetur i habitur nga deklartat e Plamerit. Ai në një prononcim për gazetën serbe “Novosti” ka deklaruar se është i habitur me faktin që Palmer në thelb po fliste për obligimet e Beogradit, e asnjëherë nuk përmendi përgjegjësitë e Prishtinës.

“Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer në Kosovë, ku unë prisja që ai të kërkojë të ulin pritjet e autoriteteve në Prishtinë dhe t’u tregojë se është i nevojshëm një kompromis, atëherë unë pyes për çfarë të negociojmë”, tha Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Kushti i Palmrit që Serbia ta njoh Kosovën si shtet në mënyrë që të largohet taksa, Vuçiqit i është dukur shaka.

Megjithëkëtë presidenti serb është deklaruar i gatshëm për të biseduar për një marrveshje.

Ne ta njohim Kosovën e pavarur, kurse ata të na heqin taksën? Kjo mua më duket një tallje. Megjithatë, ne do të jemi të gatshëm për bisedime dhe për të arritur kompromis, por kurrë nuk do të pranojmë poshtërimin e Serbisë”. Ka deklaraur presidenti serbë.

Ai gjithashtu thotë se ishte i befasuar nga fakti që Palmer foli për fushatën agresive të Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, unë u befasova nga fakti që Palmer po flet për fushatën agresive të Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe askund nuk kemi pranuar një marrëveshje për ta lënë lobimin ose nënshkruar atë kudo”, ka deklaruar Vuçiqi.

Madje ai deklaroi se kurrë nuk kanë pranuar një marrëveshje që të heqin dorë nga lobimi dhe që as nuk e kanë nënshkruar atë diku.

Ndryshe, Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit njëherësh edhe i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, të premten ka vizituar Kosovën ku ka takuar krerët shtetëror dhe udhëheqësit e subjekteve politike.

Palmer të hënën viziton Serbinë, ku do të takohet me krerët e këtij shteti. Temë diskutimi do të jetë vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes dy vendeve. /Gazeta Sinjali/