Duke folur për helmimin e dyshuar të zyrtarëve të KQZ-së me zarfet me votat e ardhura nga Serbia, Aleksander Vucic tha se s’ka asgjë të vërtetë aty.
“Njëra është që Lista Serbe ka marrë numër aq të madh të votave në Kosovë, kjo ka vepruar në mënyrë shumë infektuese tek ta. Ndërsa infeksioni i dytë ka të bëjë me llogaritjet e tyre nëse do ta fusin edhe partinë e Pacollit”, tha Vuçiqi.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se vendi i tij ia ka dalë që ta kthejë çështjen e Kosovës tek dyert e mëdha kur kjo çështje për shumë ka qenë pothuajse e përfunduar, duke shtuar se e ka kuptuar se cila është ideja amerikane dhe cila ajo evropiane për Kosovën, dhe se nuk është i lumtur me to.
“Nuk jam i lumtur me rezultatin siç e shohin amerikanët, nuk do ta komentoja atë. Por, ia kemi dalë ta kthejmë Kosovën tek dyert e mëdha, kur kjo çështje për shumëkënd ka qenë e përfunduar”, tha Vuçiq
Ai theksoi se askush dhe asnjëherë nuk i ka ofruar korrigjim të kufirit, ose ndarjen e Kosovës.
“Njerëzit më lehtë e kanë të thënë ‘jemi kundër ndarjes apo demarkacionit’, por kush na ka ofruar këtë neve? Askush asnjëherë nuk na ka ofruar demarkacion, fatkeqësisht, sepse për ta Kosova është e tërë, e pavarur dhe pikë”, tha Vuçiq për TVPrva.
Vuçiqi foli edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ai tha se deklaratat e tij, se do të zgjidh problemin më të madh të Kosovës, praninë e Serbisë në veri, e konsideron si kërcënim të hapur.
“Nuk dua të përgjigjem me fjalor ofendues. Mundem vetëm të them se nuk do t’i kërcënojnë serbët”, tha ai.