Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur marksiste qasjen e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.
Vuçiq ka thënë se në çdo rrethanë do të ishte kundër asaj çfarë thotë Kurti.
“Në çdo rrethanë do të isha kundër asaj çfarë thotë ai edhe në aspektin ekonomik, se lëre më për raportet mes serbëve e shqiptarëve” tha Vuçiq teksa foli për liderin e partisë fituese në zgjedhjet e Kosovës, përcjell Gazeta Sinjali.
Vuçiq ka vlerësuar se kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është optimist sa i përket vazhdimit të njëjtit, dhe kjo nuk ndodh vetëm shkaku i mungesës së qeverisë në Prishtinë.
“Ajo që ekzistonte si mundësi, tani s’është më sepse interesat e fuqive të mëdha ishin më të rëndësishme sesa popujt e vogël ballkanik”, tha Vuçiq në një intervistë për gazetën serbe, “Blic”.
Në pyetjen se çfarë nënkuptonte kjo ide, ai tha se bashkësia ndërkombëtare nuk e di se cila është zgjidhja për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.
“Por për ne është me rëndësi të ruajmë paqen dhe këtë do ta bëjmë” tha Vuçiq. /Gazeta Sinjali/