image Vuçiq anulon tubimet sot: Serbia është në situatë të rëndë

Rajon

Vuçiq anulon tubimet sot: Serbia është në situatë të rëndë

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka anuluar tubimet e sotme parazgjedhjore duke thënë se Serbia ndodhet në një situatë të rëndë.

Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohia”, citohet të ketë thënë Vuçiq në këtë mbledhje, sipas një burimi të gazetës serbe, Blic.

Biseda mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të serbëve nga Kosova do të zgjasë disa orë, pasi situata në të cilën ndodhet vendi është shumë e komplikuar.

Siç thekson më tej, presidenti Vuçiq la mënjanë të gjitha obligimet e tjera që kanë të bëjnë me fushatën.

Vuçiq ka anuluar sot praninë e tij në tri tubime zgjedhore.

/GazetaSinjali/