Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Ballkanin gjatë këtij muaji.
Vizita e saj në Ballkan që do të jetë e fundit si kancelare gjermane, është vlerësuar si nder i madh për Serbinë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kam pasur nderin dhe mundësinë ta pres një herë si kryeministër dhe tani kam nderin dhe mundësinë ta pres si president në fund të mandatit të saj”, theksoi ai, raporton Tanjug./GazetaSinjali/