image Vuçiq thotë se duhet të organizohet një referendum për Kosovën

Politikë

Vuçiq thotë se duhet të organizohet një referendum për Kosovën

news image

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, deklaroi se sipas Kushtetutës së Serbisë, duhet të organizohet një referendum për çështjen e Kosovës, sepse sipas tij tani bëhet fjalë mbi ndryshimet kushtetuese-juridike të statusit të Serbisë.

Mirëpo, Vuçiq tha se nuk është i lumtur për këtë sepse kjo gjë sipas tij nuk do të arrihet.

“Se në referendum kush kënd e përfaqëson, se a do të gjendet një zgjidhje kompromisi, unë nuk besoj në këto. Se a jam më i lumturi për këto që do të ndodhin, unë në këtë nuk besoj. Se a jam më i lumturi – jo nuk jam sepse deri te kjo situatë nuk do të arrihet”, ka thënë Vuçiq në një emision informativ të Tv B92 në Beograd.

Duke folur për vazhdimin e dialogut me Kosovën, Vuçiq theksoi se “situata do të jetë e vështirë”, por që njerëzit “nuk duhet të shqetësohen sepse ata do të luftojnë si luanët”.

Ai theksoi se është njeriu më i lumtur që do të jetë presidenti i vetëm i Serbisë që nuk ka dërguar asnjë njeri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. /Gazeta Sinjali/.