image Vuçiq thotë se BE-ja ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

Kosovë

Vuçiq thotë se BE-ja ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prononcim të tij për  të përditshmen e Vjenës “Standard”, ka thënë se Serbia nuk do ta njeh asnjëherë Kosovën me kufijtë aktual, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka dëgjuar nga SHBA-ja që Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrim rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe se mund t’i kërkohet Serbisë ta njeh shtetin e Kosovës.

Gjatë kësaj interviste Vuçiqit nuk i ka pëlqyer aspak pyetja që i është bërë nga ky medium. Presidenti i Serbisë është pyetur nëse Serbia do ta njeh Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, por Vuçiq u përgjigj duke thënë se është një pyetje e vështirë për serbët./Gazeta Sinjali/