image Vuçiq tallet me helmimin e anëtarëve të KQZ-së në takim me ambasadorin rus

Kosovë

Sport/ Vuçiq tallet me helmimin e anëtarëve të KQZ-së në takim me ambasadorin rus

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar gjatë ditës së sotme me ambasadorin rus, Alexander Bocan-Harchenko, ku kanë shfrytëzuar rastin të flasin edhe për Kosovën.

Vuçiq dhe ambasadori rus kanë folur edhe për helmimin e 26 anëtarëve të KQZ-së, ku 11 prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK. Presidenti i Serbisë ka ironizuar duke thënë se nuk e kishte ditur më parë se ekziston helm etnik.

Vuçiq ka thënë helmimi është një tjetër gënjeshtër nga Kosova.

“Vuçiq deklaroj se ai nuk e dinte se ekzistonte një helm që ishte etnik, por se ka vetëm helm gjithëpërfshirës. Gënjeshtrat e tilla mashtruese duhet të ndëshkohen për veprime të tilla”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Vuçiqit.

Kujtomë se dy ditë më parë 26 anëtarët e  KQZ-së u helmuan në Kosovë pasi kishin hapur zarfet e votave nga Serbia. Nga 26 anëtarët e lënduar 11 prej tyre janë duke marrur ende tretman mjekësor, ndërsa në mesin e të helmuar janë edhe dy gra që kishin qenë shtatzënë./Gazeta Sinjali/