image Vuçiq takohet me ambasadorët: Kaluam mirë, s’u pajtuam vetëm për Kosovën

Rajon

Delegacioni/ Vuçiq takohet me ambasadorët: Kaluam mirë, s’u pajtuam vetëm për Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Në takimin në Pallatin e Serbisë, ishin Shefi i Delegacionit të BE në Serbi: Sam Fabrici dhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Italisë, Qipros, Hungarisë, Suedisë, Bullgarisë, Austrit, Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Finlandës, Portugalisë, Hollandës, Kroacisë, Sllovenisë, Belgjikës dhe Rumanisë.

Pasi mbaroi takimi, Vuçiç iu drejtua të pranishmëve dhe foli për takimet me diplomatët e huaj.

“Sot patëm një takim me të gjithë ambasadorët e BE-së në vendin tonë. Takimi ishte shumë i gjatë dhe do të thoja gjëja më e rëndësishme është që Serbia është shumë mirënjohëse për çdo ndihmë të BE-së. Ndihma më e madhe mbërriti në maj dhe kemi edhe më shumë ndihmë sesa na duhet. Ne jemi të gatshëm t’ua japim këtë ndihmë atyre që kanë nevojë dhe që nuk kanë nevojën.

Mirëpo, Vuçiq deklaroi se me atë se cfarë nuk pati pajtim ishte cështja e Republikës së Kosovës.

“Pikëpamjet tona u ndryshuan vetëm për Kosovën dhe Metohisë”, u shpreh presidenti serb./ Gazeta Sinjali/