image Vuçiq: Spekulimet se Grenell e Palmer paguhen nga Serbia, është një gënjeshtër e tmerrshme

Rajon

Vuçiq: Spekulimet se Grenell e Palmer paguhen nga Serbia, është një gënjeshtër e tmerrshme

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur gënjeshtra të tmerrshme deklaratat se ish-emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell dhe ai për Ballkanin, Matthew Palmer paguhen për lobim nga Serbia.

Vuçiq në një intervistë ka thënë se ata të cilët kanë shpikur këto gjëra, duhet “t’iu vijë turp”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është një gënjeshtër e tmerrshme që lobistët tanë janë Grenell, Palmer, Escobar. Është e tmerrshme kjo që ata po bëjnë. Është e qartë për këdo që udhëheq këtë vend se ata po shkatërrojnë, ata që janë 100 për qind kundër nesh, dhe përveç faktit që është një gënjeshtër e tmerrshme dhe çuditem se si nuk u vjen turp”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për iniciativën “Open Ballkan” dhe refuzimin e kryeministrit të Kosovës për t’iu bashkuar asaj. Ai thotë se Albin Kurti e ka problemin me të dhe jo me nismën.

/Gazeta Sinjali/