image Vuçiq: Do të kërkojmë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Politikë

Vuçiq: Do të kërkojmë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se Serbia do të kërkojë për herë të parë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit lidhur me situatën në Kosovë. Në atë seancë, tha ai, Serbia do të kërkojë që të marrë masa urgjente për të mbrojtur jetën e serbëve në Kosovë.

Kërkesa e Beogradit do të jetë që Këshilli i Sigurimit të kërkojë nga KFOR-i që menjëherë të çaktivizojë funksionimin e strukturave në Prishtinë që kërcënojnë sigurinë e serbëve dhe të kryejë çmilitarizimin e të gjitha strukturave shqiptare në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. 

Vuçiq njoftoi gjithashtu se do të kërkojë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai po ashtu ka thënë se në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e Listës Serbe që policia speciale dhe njësitet tjera të sigurisë të institucioneve të Prishtinës në veri të Kosovës të shpallen organizata terroriste.

“Në 14 ditët e ardhshme do t’i informojmë të gjithë partnerët tanë në bashkësinë ndërkombëtare, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, për vendimet. Unë si president personalisht do të marr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit, nëse bëhet fjalë për këtë dhe shpresoj se do të ndodhë”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/