image Vuçiq takon Milatoviqin: Një kapitull i ri në marrëdhëniet e kombeve vëllazërore

Rajon

Vuçiq takon Milatoviqin: Një kapitull i ri në marrëdhëniet e kombeve vëllazërore

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në një darkë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

“I urova mirëseardhjen Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i bindur se po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes vendeve tona dhe popujve vëllezër”, ka shkruar presidenti serb në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ai theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve me komunitetin e malazezëve në Serbi dhe lidhjen e tyre me Malin e Zi.

Paraprakisht, në një pritje ceremoniale në Shtëpinë e Malit të Zi në Beograd, Milatoviq tha se, pasi kishte vizituar institucionet evropiane dhe selinë e NATO-s në Bruksel, ai po vinte në Beograd “me synimin për të kontribuar në rigjallërimin e marrëdhënieve politike midis dy vendeve”.

/GazetaSinjali/