image Vuçiqi nis takimin me Borrellin e Lajçakun

Politikë

Vuçiqi nis takimin me Borrellin e Lajçakun

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po zhvillon një takim me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Pas tij, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do t’i takojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas agjendës paraprake, në fund do të pasojë takimi i përbashkët.

/GazetaSinjali/