Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët nga Kosova ballafaqohen me probleme të përditshme të cilat, siç tha, “i imponohen nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre”
Sipas tij, serbët nga Kosova nuk duan ta vuajnë më siç e quajti ai “atë terror”.
Vuçiq në një postim në llogarinë e “Ardhmja e Serbisë” shtoi se do të bëjë gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet.
“Dhe unë do të vazhdoj gjithmonë dhe në çdo vend të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq pak i nervozuar.