image Vuçiq pasi votoi në referendum: Vendimi i Kosovës do të ketë pasoja të mëdha

Rajon

Vuçiq pasi votoi në referendum: Vendimi i Kosovës do të ketë pasoja të mëdha

news image

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, pas votimit në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, foli edhe për zhvillimet në Republikën e Kosovës, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit.

Siç raporton N1, Vuçiq tha se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të mëdha”.

Vuçiqi s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejojë mbajtjen e këtij referendumi.

Ai pati qasje kritike ndaj ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës për ndalimin e votimit në referendum”, tha Vuçiq.

Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës./GazetaSinjali/