image Vuçiq para takimit me Lajçak: Nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe as diskutim për të ardhmen e Serbisë

Rajon

Vuçiq para takimit me Lajçak: Nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe as diskutim për të ardhmen e Serbisë

news image

Është deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Vuçiqi ka thënë se nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës.

Ai thotë se është gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Jo dorëzim! Rroftë Serbia’”, ka shkruar Vuçiqi në rrjetin social Instagram.

/GazetaSinjali/