image Vuçiq para nisjes për Bruksel: S'do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet '90

Politikë

Vuçiq para nisjes për Bruksel: S’do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ’90

news image

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, ka folur pak para nisjes për takimin e sotëm në Bruksel me BE-në dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Pas 15 minutash po nisemi për në Bruksel, i kemi kryer përgatitjet finale.” tha ai.

Ai më pas falënderoi mbështetësit e tij gjatë kësaj kohe ndërsa hodhi akuza ndaj opozitarëve të tij.

“Dhe ata që po përgatiten që të më sulmojnë sepse do të nënshkruajë diçka, në fakt kurrë nuk janë brengosur për shtetin e tyre. Ndërsa të tjerët që mund të më sulmojnë nëse nuk nënshkruaj, më quajnë fajtor paraprakisht dhe më thonë se nuk do të kthehemi në vitet 90. Ju them atyre që të mos brengosen,” – u shpreh z. Vuçiq.

Presidenti serb tha se nuk do të ketë kapitullim, e as rikthim në vitet 90.

“Serbia do të ecë përpara pavarësisht sa e vështirë mund të jetë”.

View this post on Instagram

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

/GazetaSinjali/