Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i gatshëm të pranojë çdo zgjidhje kompromisi me Kosovën, përveç njohjes.
Kur është pyetur rreth skenarit të shkëmbimit të territoreve me Kosovën, Vuçiq nuk e ka hedhur poshtë si mundësi, por ka theksuar se Serbia gjithmonë ka kërkuar kompromis që do të ishte në interesin e vetëm njërës palë.
“Jemi të gatshëm dhe të hapur për të negociuar çdo zgjidhje kompromisi. Disa përmendin modele të tjera, por nuk na ofrojnë asgjë specifike. Nëse dikush mendon se ata do të vijnë në Beograd dhe do të na thonë ta njohim Kosovën si një vend të pavarur, kjo nuk do të ndodhë,” tha Vuçiq për të përdhitshmen greke, “Kathimerini”, transmeton Gazeta Sinjali.
Vuçiq e ka falenderuar Greqinë që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Kërkesa momentale e Serbisë, sipas Vuçiqit është heqja e taksës 100% të vënë nga Kosova për mallrat serbe. /Gazeta Sinjali/