Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të enjten paralajmëroi se Serbia do të fillojë fushatë të çnjohjes, në rast se Kosova do pranojë njohjen e pavarësisë nga ndonjë shtet.
Vuçiq tha se “armëpushimi” do të zgjasë deri në shtator.
“Kjo zgjat deri në shtator. Nëse dikush merr vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për të tërhequr njohjen,” tha Vuçiq, përcjell B92.
Këto deklarata ai i bëri pasi presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha disa ditë më parë gjatë një vizite në pjesën turke të Qipros se Turqia po punonte për të rritur numrin e vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës.