Pas fjalimit në konferencën e 40-të të UNESCO-s në Paris, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehu besimin e tij se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate ndërkombëtare.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me UNESCO dhe nuk ka frikë se dikush ‘mund të prishë rendin’ në të cilin anëtarët e UNESCO-s janë vetëm vendet e njohura ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë se jam i bindur që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Au shtoi se Serbia në këtë organizatë gjithmonë do të arrijë t’i mbrojë interesat e saj në të ardhmen.