image Vuçiq me tone kërcënuese ndaj Kosovës, nga Presidenca kërkojnë të sanksionohet si Putini

Politikë

Vuçiq me tone kërcënuese ndaj Kosovës, nga Presidenca kërkojnë të sanksionohet si Putini

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb “Happy Tv”, ka folur me tone kërcënuese ndaj Kosovës, duke thënë se “s’do ta kenë të lehtë, nëse ia mësyjnë veriut me ndonjë aksion”.

“Nuk kam dilemë nëse shqiptarët do të donin të bënin”Stuhinë” në veri të Kosovës, por nuk do të jetë aq e lehtë”, ka thënë Vuçiq.

Ndaj këtyre deklaratave të shefit të shtetit serb kanë reaguar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, duke thënë se Vuçiq është i vetmi president në rajon që kërcënon fqinjët me luftë.

Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka potencuar se Vuçiq duhet të sanksionohet njëjtë sikur Vladimir Putini, pas këtyre kërcënimeve ndaj shteteve fqinje.

Njëjtë sikurse Putini, Vuçiq është i vetmi president shteti në rajonin tonë që kërcënon me veprime ushtarake kundër fqinjëve. Ashtu si Putini, ai duhet të sanksionohet për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vela.

/GazetaSinjali