Dialogun me Kosovën, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka cilësuar si njërën prej detyrave më të rëndësishme që ka në të ardhmen.
Kreu i shteti serb bisedimet me palën kosovare i vlerëson si të vështira, derisa shton se politika e jashtme e Serbisë zhvillohet në drejtim të ruajtjes së paqes dhe përparimit ekonomik.
“Unë mendoj se detyra jonë më e rëndësishme në periudhën e ardhshme është dialogu i vështirë me Kosovën. Unë asnjëherë nuk i kam ikur përgjegjësisë”, ka thënë Vuçiq, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai gjithashtu ka thënë se kushtet në të cilat po zhvillohen bisedimet janë të vështira./ Gazeta Sinjali/