Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për votimin e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, këtë të diel.
Ai në një konferencë për media pas takimit që pati me Miroslav Lajçak, të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se po të votonte ai në Graçanicë në kuadër të zgjedhjeve në Kosovë do të ishte një skandal i përmasave botërore.
“Ajo që unë i tregova Miroslav Lajçak sot është fakti që Albin Kurti mburret se ka votuar në Shqipëri, i cili de facto thotë se nuk ka rëndësi nëse jeni në Tiranë apo Prishtinë, se është i njëjti vend. Imagjinoni, madje megjithëse Kosova është “Sipas Kushtetutës së Serbisë, nëse do të kisha votuar në Graçanicë, ose ndonjë vend tjetër në Kosovë, do të kishte qenë një skandal i përmasave botërore, megjithëse të dy gjërat nuk janë të krahasueshme dhe sipas Kushtetutës dhe Rezolutës 1244 , Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92. /Gazeta Sinjali/