image Vuçiq kundërshton Grenellin, nuk ia pranon kërkesën në lidhje me Kosovën

Politikë

Takimi/ Vuçiq kundërshton Grenellin, nuk ia pranon kërkesën në lidhje me Kosovën

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sot pas takimit me emisarin e SHBA-së në bisedimet Kosovë- Serbi, Richard Grenell, tha se bisedimet nuk janë të lehta, por se nuk e pranon shenjën e barazisë midis tërheqjes së njohjes dhe taksës së Prishtinës.

Ambasadori Grenell, i cili sot ndodhet në Serbi, tha se taksa e Kosovës për mallrat nga Serbia duhet të hiqet, por ai gjithashtu bëri thirrje për përfundimin e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Unë nuk e pranoj shenjën e barazisë midis tarifave dhe tërheqjes së njohjes”, tha Vuçiq.

Kreu i shtetit serb tha se në takim me zyrtarin amerikan u fol edhe për fushatën e tërheqjes së njohjes së Kosovës dhe se ai i tha Grenellit se Beogradi i ofroi Prishtinës një marrëveshje për të ndalur aplikimet për pranim në organizatat ndërkombëtare dhe njohje, si dhe në fushatën për tërheqjen e njohjes, por tha se Prishtina nuk e pranoi.

Vuçiq theksoi se nuk e pranon shenjën e barazisë midis tërheqjes së njohjes dhe tarifave të Prishtinës./ Gazeta Sinjali/