image Vuçiq: Kosova do ta largojë taksën vetëm për shkak të presionit nga SHBA

Rajon

Deklaratë/ Vuçiq: Kosova do ta largojë taksën vetëm për shkak të presionit nga SHBA

news image

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq përmes një interviste ka folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai për “Foerign Policy”, ka thënë që shpreson se Kosova do ta largojë taksën mirëpo kjo gjë do të ndodhë vetëm për shkak të presionit që SHBA ka bërë mbi Kosovën, sepse përndryshe sipas tij nuk do të largohej kjo tarifë.

Po ashtu Vuçiq si zgjidhje për situatën me Kosovën e sheh vazhdimin e dialogut e ku tha “Ne duhet të vazhdojmë me dialogun dhe me të gjitha përpjekjet e nevojshme për të gjetur një kompromis të mundshëm”.

Mirëpo sipas presidentit serb të dyja palët duhet të garantohen për një të ardhme sipas tij ‘shumë më të mirë’./ Gazeta Sinjali/