image Vuçiq: Jam mirënjohës ndaj Kurtit, edhe për mua çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar

Rajon

Vuçiq: Jam mirënjohës ndaj Kurtit, edhe për mua çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Norvegji tha se “nëse Kurti thotë se çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar, atëherë mirë. Unë i jam mirënjohës Kurtit, sepse çështja e statusit të Kosovës, sipas tij, është e përfunduar edhe për të.

Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk i përmbahet asaj që është nënshkruar në Bruksel.

“Unë mbështetem në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në Rezolutën 1244. Situata në veri dhe kudo në Kosovë, fjalë për fjalë po vlon. Njerëz vlonin, gjithandej. Ata keqtrajtojnë, torturojnë njerëzit. Kur i bashkon të gjitha, kupton se është një persekutim sistematik, njerëzit kanë shpirt, thonë mjaft më mjaft. Kurti i referohet gjithçkaje që i përshtatet, në asnjë mënyrë nuk i përmbahet asaj që është nënshkruar në Bruksel”, tha Vuçiq.

Sipas tij, “Quinti gjithmonë do t’i mbështesë shqiptarët në Kosovë, është fëmija i tyre, nuk ka asnjë pritje nga ana jonë”.

Ai ka theksuar se shqiptarët mendojnë se problemet në veri të Kosovës mund t’i zgjidhin me policinë speciale, por nuk e kuptojnë se vetëm po e inkurajojnë popullin serb që të jetë absolutisht kundër dhe gjithnjë e më i vendosur kundër tyre.

“Duket se ata nuk dëgjuan me vëmendje, ndoshta kjo është një gjë e mirë, ndoshta thashë shumë. Sa për ne, është detyra jonë të jemi me njerëzit tanë dhe të shohim se si mund t’i ndihmojmë ata”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq pretendoi se nuk mund të shantazhohet me asgjë.

Gjithashtu, ai ka lavdëruar Norvegjinë se e njeh situatën “më mirë se kushdo në terren”.

/GazetaSinjali/