image Vuçiq i referohet Kosovës si fëmijë i amerikanëve, turqve dhe gjermanëve

Rajon

Vuçiq i referohet Kosovës si fëmijë i amerikanëve, turqve dhe gjermanëve

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka aluduar se Kosova është një fëmijë i amerikanëve, turqve dhe gjermanëve.

Ai madje ka kritikuar SHBA-në dhe disa vende të tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë.

“Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur,” tha Vuçiq, duke iu referuar Kosovës.

Ai tha se Washingtoni kohët e fundit kishte dorëzuar automjete të blinduara në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vuçiq tha se tashmë kanë filluar disa nisma për ta forcuar forcën ajrore serbe, veçanërisht në komponentët bombardues.

Serbia kohët e fundit mori një sistem të sofistikuar antiraketor nga Rusia, i cili gjithashtu siguroi avionë ushtarakë dhe helikopterë dhe mjete të blinduara, ndërkohë që Kina i ka dhuruar drone./ Gazeta Sinjali/