image Vuçiq i përgjigjet Prishtinës: Mbetet të shihet se sa do të qëndrojnë këta zotërinj të huaj

Politikë

Vuçiq i përgjigjet Prishtinës: Mbetet të shihet se sa do të qëndrojnë këta zotërinj të huaj

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se rendi ndërkombëtar nuk bazohet në ligj, por në dëshirën e dikujt për të sunduar mbi diçka dhe mbi dikë, duke aluduar në deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për nisjen e patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit”

“Mendova se do të thoshte diçka për të drejtën ndërkombëtare, por ai po flet për menaxhimin. Mbi popullin tonë kishte zotër të huaj. Pak prej tyre qëndruan dhe do të duhet të shohim se sa do të qëndrojnë. Ne nuk do të apelojmë për dominim, ata nuk janë disa zotërinj, ne do t’i drejtohemi ligjit ndërkombëtar dhe do të mbrojmë popullin tonë”, tha Vuçiq, shkruan Novosti, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se Serbia kërkon që të respektohen normat juridike publike të së drejtës ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/