image Vuçiq i falënderon amerikanët për qëndrimin ndaj Kosovës

Rajon

Deklaratë/ Vuçiq i falënderon amerikanët për qëndrimin ndaj Kosovës

news image

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se vendit të tij iu duhet Amerika si shtet mik, shkruajnë mediat serbe.

Këto deklarata, presidenti i Serbisë, i ka bërë pas takimit që pati në Ëashington me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Ai i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për siç ka thënë dëgjimin e problemeve që ka Serbia.

 “Janë disa në bashkësinë ndërkombëtare me të cilët asnjëherë nuk e di saktë se ku jeni. Me amerikanët i dini të gjitha. E di që nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës, por i falënderoj që duan të na dëgjojnë dhe që e kuptojnë Serbinë dhe problemet tona. Më shumë se kaq nuk mund të pres”, ka deklaruar presidenti serb.

Para gazetarëve, Vuçiq doli me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.