image Vuçiq i del në mbrojtje Millosheviqit: Nuk ishte fajtor, duhen dy palë për luftë

Rajon

Vuçiq i del në mbrojtje Millosheviqit: Nuk ishte fajtor, duhen dy palë për luftë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dalë në mbrojtje Sllobodan Millosheviqit, për të cilin ka thënë se nuk është fajtor për luftën në Kosovë.

Vuçiq për Millosheviqin i cili njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit” tha se nuk ishte fajtor por që duhej t’i llogariste pasojat.

“Sot, gjërat janë shumë më të vështira sesa atëherë. Sot kur flasim për konfliktin në ish-Jugosllavi, ne gjithmonë e gjejmë fajtorin te dikush tjetër. Mendoj se duhen dy palë për luftë. Dhe unë them se [Sllobodan] Millosheviqi nuk ishte fajtori, por ishte detyrë e tij t’i llogariste pasojat”.

“Të njëjtën gjë do t’ia thoja sot [Vladimir] Putinit dhe [Volodymyr] Zelenskyt: ju takon juve ta pranoni fajin – të jeni tradhtarë, të humbni zgjedhjet, por të shpëtoni vendet tuaja”.

/GazetaSinjali/