image Vuçiq fton Kosovën në "Ballkan të Hapur": Kjo nismë s'duhet të ndalet

Rajon

Vuçiq fton Kosovën në “Ballkan të Hapur”: Kjo nismë s’duhet të ndalet

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nisma për “Ballkanin e Hapur”, duhet të vazhdojë tutje dhe të mos ndalet.

Sipas presidentit serb, kjo është iniciativë e njerëzve të Ballkanit, e atyre që kanë kuptuar që duhet lidhen mes vete dhe t’i zgjidhin problemet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është iniciativa jonë, e njerëzve nga Ballkani, e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe se munden t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Çdo gjë që kemi bërë në ekonomi, shihet në marrëdhëniet mes Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut. Arritëm të zgjidhim disa probleme brenda nesh që kishim para 50 vitesh. Kjo është një iniciativë e njerëzve që jetojnë në Gadishullin Ballkanik dhe kjo nuk mund të ndalet“, ka thënë i pari i Serbisë.

Presidenti serb tutje propozoi që takimi i ardhshëm për “Ballkanin e Hapur” të zhvillohet në jug të Serbisë, teksa bëri thirrje që pjesë e grupeve punuese të jetë edhe Kosova.

T’i përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe punuese menjëherë apo në takimin e ardhshëm për të cilin propozoj të jetë në Serbinë Jugore që të formojmë grupe punuese të kujdesen si të ndihmojmë njeri tjetrin. Janë të mirëseardhur në këtë marrëveshje edhe përfaqësuesit e Bosnjës, Prishtinës, Malit të Zi e me radhë“, tha ai.

Ndryshe, presidenti serb ftoi edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që t’i bashkohet kësaj thirrje.

Abazoviq gjithmonë do të jeni të mirë se ardhur. Nëse dëshironi urdhëroni, nëse nuk dëshironi është dëshira e juaj, askush nuk do të ju detyrojë“, përfundoi Vuçiq.

/GazetaSinjali/