Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka folur për planin që Kosova do ta dorëzoj në tavolinën e bisedimeve por që sipas tij do ta refuzojë.
Sipas Vuçiq, Serbisë do t’i jepet garanci për anëtarësim në BE por me kushtin që ta njohin Kosovën, por sipas tij këtë nuk e dëshiron populli serb.
“Jam i bindur për këtë dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Do të tentojnë të na japin garanci për anëtarësim në BE, por me kushtin që ta njohim Kosovën, po ashtu do të na ofrojnë një status të veçantë për serbët në sfera të caktuara. Dhe çka pastaj. Unë do ta pyes popullin. Para 3 vitesh pyeta për këtë dhe askush nuk e deshi këtë” ka thënë Vuçiq.
I pyetur nëse ndaj Serbisë do të ketë ultimatum, Vuçiq ka thënë ” këtë do ta shihni më vonë”.
Vuçiq për një televizon serb ka folur se Serbisë sivjet do t’i ofrohet një ofertë e cila nuk do të mund ta pranojë./ Gazeta Sinjali/