Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për gjendjen lidhur me Kosovën, pas takimit online që kanë zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
“Gjendja lidhur me Kosovën është pothuajse e pashpresë, por jam krenar sesi jemi mbajtur në Paris. Kisha nuk duhet të përzihet në politikë”, është shprehur Vuçiq.
Ai në një intervistë për televizionin serb “Pink”, ka deklaruar se serbët i pret një “betejë e rëndë”.
Intervista e presidentit serb vjen pas video-konferencës së organizuar nga BE-ja mes tij dhe kryeministrit Avdullah Hoti.
Të enjten e ardhshme, takimi do të vazhdojë sërish, përmes një tjetër video-konference.
Ndërkaq, kryesminitri Hoti, sot në konferencë tha se Kosova hynë në këtë dialog vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve./ Gazeta Sinjali/