Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ua ka dorëzuar sot flamurin shtetëror ekipit olimpik, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të kësaj vere, përcjell Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, ai e kishte një porosi për sportistët, mbi të gjitha për xhudisten, Marica Perisic dhe garueset e taekwondos, Milica Mandic.
“Fitoni ose humbi, mos u brengosni, ne do të jemi me ju. Ne nuk do të kërkojmë nga ju të ndërmerrni aksione politike. Ne do t’ju përkrahim dhe nuk do të kërkojmë nga ju të mos dilni në podium ose të mos jeni pjesë e përballjes, nëse do të ballafaqoheni me garuesit nga Kosova. Ne, politikanët, do të merremi me këtë”, tha Vuçiq në ceremoninë e sotme.
Në të kaluarën ka ndodhur kur garuesit serbë kanë refuzuar të përfundojnë në podium kur medalje kanë fituar garuesit nga Kosova.
Kosova e fitoi medaljen e artë me Majlinda Kelmendin në “Rio 2016”, ndërsa 11 garuesit e saj pjesëmarrës në “Tokyo 2020” do të synojnë përsëri të sjellin medalje në atdhe./Gazeta Sinjali/