image Vuçiq: Do të bisedoj me Merkelin për çështjen e Kosovës

Politikë

Vuçiq: Do të bisedoj me Merkelin për çështjen e Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se brenda këtyre dy ditëve, do takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën ka thënë se do diskutojë edhe për Kosovën.

Vuçiq deklaroi se, ndër të tjera, ai do të bisedojë me kancelaren gjermane për Kosovën, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Gjermanisë dhe Berlinit, raportojnë mediat serbe.

“Do ta shohim nëse do të jetë procesi i Brukselit apo Berlinit”, deklaroi Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga kjo bisedë përmes një videolidhjeje.

Merkel, në anën tjetër, pak ditë më parë ka kërkuar takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që të eliminohen provokimet ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, Bjellorusi dhe Ballkan ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e Bashkimit Evropian, prandaj është e nevojshme që blloku me 27 anëtarë të përgjigjet njëzëri”, deklaroi Merkel./Gazeta Sinjali/