Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të premten në mbrëmje se ka folur me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për situatën në Kosovë.
Vuçiq tha se me Borrell foli për progresin në dialog dhe se, sipas tij, Serbia është e hapur ndaj këtij procesi.
“Sapo pata një bisedë të hapur me HRVP Josep Borrell për situatën në Kosovë dhe progresin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e këtij procesi dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, tha Vuçiq në një postim në Twitter.
Just had an open conversation with the HRVP @JosepBorrellF about the situation in Kosovo and Metohija and progress on the dialogue between Belgrade and Priština. Serbia is committed to continuing this process and resolving all open issues.
— Александар Вучић (@predsednikrs) October 21, 2022